Visjan Ukcenaj i lindur në qytetin e Pukës më 20.12.1988. Rritur dhe shkolluar në Tiranë . Mbaruar studimet e larta në universitetin e lartë të arteve për degën AKTRIM ( Dramë ) Master 2008-2013. Prej më shumë se 11 vite karrierë në televizion dhe në spektaklet më të mëdha të komedisë në troje. Mbi 30 role të ndryshme në teatër, 2 filma me metrazh të gjatë dhe 7 me metrazh te shkurtër. I apasionuar pas karakterëve të ndryshme dhe larmishmërisë së personazheve, gjë që reflektohet dhe në karrierën e tij në Aktrim. I apasionuar pas muzikës së bukur dhe hip hopit ku që në vitin 2017 vazhdon dhe prodhon muzikë hip hop.